Bike Tour Këlcyrë, Mbrezhan, Grabovë, Këlcyrë

Bike Tour Këlcyrë, Mbrezhan, Grabovë, Këlcyrë

per person

Treva e Përmetit ofron bukuri të mrekullueshme natyrore që mbeten akoma të paprekura dhe në mesin e tyre është edhe mali i Dhëmbelit. Rruga ofron pamje të mrekullueshme të luginës së Vjosës dhe mundësinë për të vizituar fshatrat karakteristike të pasura me histori dhe kulturë. Touri me biçikleta malore zhvillohet në një shteg që kalon permes kullotave, burimeve dhe zonave të pyllëzuara në kontakt të ngushtë me natyrën. Ekskursioni është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit që e duan natyrën e paprekur, ruralitetin dhe pedalimin me biçikleta malore.

 

Skeda teknike

Emri: Touri me biçikleta malore Këlcyrë, Mbrezhan, Grabovë, Këlcyrë

Lloji: ekskursion me makina 4×4 dhe biçikleta malore, i shoqëruar me guidë të çertifikuar (guidat flasin gjuhët shqip, anglisht, italisht, gjermanisht, greqisht, rumanisht)

Niveli i vështirësisë: mesatar

Çmimi:  euro/personi

Çmimi përfshin: ekskursion me makina 4×4 dhe biçikleta malore, guida e çertifikuar, foto e video, dreka me vete

Çmimi nuk përfshin: transportin deri në pikën e takimit

Periudha: përgjatë gjithë vitit (me përjashtim të rasteve të forcave madhore)

Kohëzgjatja: 8 orë

Mosha: 18 vjeç

Pika e takimit: në qytetin e Përmetit sipas nevojave të klientit

 

Paketa:

  • pika e takimit në Përmet;
  • përgatitja e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme;
  • nisja drejt Këlcyrës;
  • mbërritja në Grykën e Këlcyrës dhe fillimi i ekskursionit me biçikleta;
  • ndalesa gjatë rrugës
  • dreka me vete;
  • kthimi në Këlcyrë;
  • kthimi në Pë

 

Informacione të dobishme

Niveli i vështirësisë: mesatar

Eksperienca: eksperiencë e mëparshme.

Udhëzime për pjesmarrësit: pjesmarrësit duhet të kenë një gjendje të mirë shëndetësore. Udhëtimi kryhet me biçikleta malore. Personat me probleme alergjie apo probleme të tjera që lidhen me ekskursionin në natyrë duhet të vënë në dijeni organizatorët para nisjes së udhëtimit. Shtegu, pajisjet dhe guida garantojnë një aktivitet në kushte komode dhe të sigurt.

 

Çfarë duhet të kini me vete:

  • veshje sportive;
  • atlete sportive;
  • kontenitor uji;
  • xhup/bluzë kundra erës;
  • krem për mbrojtjen nga dielli (opsionale);
  • syze dielli dhe kapele (opsionale).

 

“Vjosa Explorer” siguron:

  • biçikletë malore;
  • kaskë;
  • guida e çertifikuar;
  • dreka me vete;
  • kuti e ndihmës së shpejtë;
  • materiale shtesë sipas kërkesës.
8 Hours
Level Medium+ Age
  • Destination
  • Departure
    Këlcyrë
  • Dress Code
    Sportswear, sneakers, water bottle, wind jacket
1
Description
The District of Përmet offers wonderful natural beauties that remain unspoiled and among these is the mountain range of Dhëmbel. The route offers splendid views of the Vjosa valley and the possibility of visiting characteristic villages rich in history and culture. The biking develops on a path that crosses pastures, springs and wooded areas in close contact with nature. The excursion is suitable for all people who love unspoiled nature, the countryside and mountain biking.

TOUR LOCATION