Bike Tour Përmet – Kosovë – Përmet
Rrethi i Përmetit ofron bukuri të mrekullueshme natyrore që mbeten akoma të paprekura dhe në mesin e tyre është edhe zona e Dangëllisë. Rruga ofron pamje të mrekullueshme të luginës së Vjosës dhe mundësinë për të vizituar fshatrat karakteristike të pasura me histori dhe kulturë….
Rrethi i Përmetit ofron bukuri të mrekullueshme natyrore që mbeten akoma të paprekura dhe në mesin e tyre është edhe zona e Dangëllisë. Rruga ofron pamje të mrekullueshme të luginës së Vjosës dhe mundësinë për të vizituar fshatrat karakteristike të pasura me histori dhe kulturë. Touri me biçikleta malore zhvillohet në një shteg që kalon permes kullotave, burimeve dhe zonave të pyllëzuara në kontakt të ngushtë me natyrën.
Ekskursioni është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit që e duan natyrën e paprekur, ruralitetin dhe pedalimin me biçikleta malore.
Skeda teknike
Emri: Touri me biçikleta malore Përmet, Kosovë, Përmet.
Lloji: ekskursion me biçikleta malore, i shoqëruar me guidë të çertifikuar (guidat flasin gjuhët shqip, anglisht, italisht, gjermanisht, greqisht, rumanisht)
Niveli i vështirësisë: mesatar
Çmimi: 50 euro/personi
Çmimi përfshin: ekskursion me biçikleta malore, guida e çertifikuar, foto e video, dreka me vete
Çmimi nuk përfshin: transportin deri në pikën e takimit
Periudha: prill-nëntor (me përjashtim të rasteve të forcave madhore)
Kohëzgjatja: 8 orë
Mosha: 18 vjeç
Pika e takimit: në qytetin e Përmetit sipas nevojave të klientit
Paketa:
- pika e takimit në Përmet;
- përgatitja e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme;
- nisja dhe ndalesa gjatë rrugës;
- dreka me vete;
- kthimi në Pë
Informacione të dobishme
Niveli i vështirësisë: mesatar
Eksperienca: eksperiencë e mëparshme.
Udhëzime për pjesmarrësit: pjesmarrësit duhet të kenë një gjendje të mirë shëndetësore. Udhëtimi kryhet me biçikleta malore. Personat me probleme alergjie apo probleme të tjera që lidhen me ekskursionin në natyrë duhet të vënë në dijeni organizatorët para nisjes së udhëtimit. Shtegu, pajisjet dhe guida garantojnë një aktivitet në kushte komode dhe të sigurt.
Çfarë duhet të kini me vete:
- veshje sportive;
- atlete sportive;
- kontenitor uji;
- xhup/bluzë kundra erës;
- krem për mbrojtjen nga dielli (opsionale);
- syze dielli dhe kapele (opsionale).
“Vjosa Explorer” siguron:
- biçikletë malore;
- kaskë;
- guida e çertifikuar;
- dreka me vete;
- kuti e ndihmës së shpejtë;
- materiale shtesë sipas kërkesës.
Paketa Bike Tour Përmet, Kosovë, Përmet*
Paketa | Përshkrimi | Kohëzgjatja | Çmimi (€) |
Biking
(1 ditë) |
Ø Pika e takimit në Përmet
Ø Përgatitja e pajisjeve të nevojshme Ø Nisja dhe ndalesa përgjatë rrugëtimit Ø Pedalim me biçikleta malore 8 orë (27 km vajtje-ardhje) intinerari Përmet, Kosovë, Përmet Ø Dreka me vete Ø Kthimi në Përmet |
8 orë | 50/personi |
* Paketat janë fleksibël sipas kërkesave të klientëve; është i mundur realizimi i paketave të personalizuara sipas kërkesave dhe shërbime ekstra si p.sh transport ekstra, intinerare trekking, fjetja në tenda, dreka në shtëpi fshati, degustime etj.
** Minimumi 4 persona
TOUR LOCATION