PËRMET – FSHATI BUHAL – PËRMET
Vëndet për tu vizituar
- Kisha e Shën Dëllisë
- Fshati Buhal
- Kisha e Shën Mitrit
- Banesa Muze e Lefter Cullufes
Karakteristikat e shtegut
- Gjatësia: 12,8 km
- Disniveli: 180 m
- Lartësia: 398 m
- Kohëzgjatja vajtje ardhje: 5 orë
- Periudha: gjatë gjithë vitit
- Liveli: i lehtë
Përshkrimi
Ky udhëtim zhvillohet më këmbë, nuk kërkon aftësi të mëdha fizike. Destinacioni i udhëtimit është vizita e fshatit piktoresk të Buhalit dhe gjatë rrugës mund të shijohen bukuritë natyrore dhe kulturore të zonës. Nisja fillon në qendër të qytetit të Përmetit dhe përgjatë intinerarit janë të parashikuara disa ndalesa. Udhëtimi vijon përgjatë një rruge fushore me çakëll e cila i afrohet lumit Vjosa dhe mund të shijohen bukuritë natyrore të luginës. Ndalesa e dytë është në Kishën e Shën Dëllisë e ndërtuar në shekullin e XII dhe rindërtuar në shekullin e XVIII në periudhën e Ali Pashë Tepelena. Nga kjo Kishë vijon udhëtimi në ngjitje drejt fshatit Buhal ku sa më shumë i afrohemi fshatit aq më shumë zgjerohet fushëpamja duke ofruar pamje piktoreske të luginës dhe të parkut kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”. Pasi mbërrihet në fshat mund të vizitohet Kisha e Shën Mitrit (Buhalit) si dhe shtëpia muze e Lefter Cullufes, ndërtuar në shekullin e XIX. Tek shtëpia muze mund të degustohen gatime të ndryshme tradicionale.
-
Destination
-
Departure
Saint Dëllisë church / Buhal village / Saint Mitri church / Lefter Cullufes house museum
Përshkrimi
TOUR LOCATION